Basketboll

MAYFIELD NËNSHKRUAN ME SKUADRËN E MADHE HOLANDEZE

Prishtinë(AsistiOnline) – Për ata të cilët e kujtojnë ish-yllin e Sigal Prishtinës, Demario Mayfield, amerikani që para dy stinorëve luajti tek kryeqytetasit e Kosovës, sivjet është bërë me skuadër të re, shkruan AsistiOnline.com

Mayfield është transferuar tek skuadra e madhe holandeze, ”Den Bosch” e cila garon në Superligën e Holandës.

Mayfield në stinorin 2019/20 ishte pjesë e skuadrës nga elita e Irakut ”Al Naft” me të cilët kishte mesatare impresionuese prej, 18.1 pikë, 6.9 asiste dhe 6.3 kërcime për ndeshje.

Të kujtojmë se fundori amerikan, në stinorin 2018/19 ishte pjesë e skuadrës kosovare, Prishtina me të cilët kishte mesatare prej 14.7 pikë, 5.1 kërcime dhe 3.1 asiste për ndeshje dhe është pjesë e historisë së lavdishme të prishtinasve, sepse ishte në rosterin e ekipit, kur Prishtina për herë të parë e arriti kualifikimin në top 16 ekipet më të mira të një gare prestigjioze si FIBA Europe Cup. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.