Basketboll

PAS SHUMË VITESH, NË PLAY OFF PA NOWITZKIN

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër disfatës nga Phoenix Suns, ekipi i Dallasit mbrëmë e ka siguruar Play Off’in e NBA-së për sivjet.

Në fakt, fitorja e San Antonio Spurs ndaj Memphis Grizzlies, ka bërë që Dallasi mbrëmë të siguroj edhe matematikisht play off’in e këtij sezoni tejet të vështirë.

Vlen të ceket, se Dallasi hyri në këtë play off, pa super-yllin e skuadrës, Dirk Nowitzkin që nga viti 1990 i cili u pensionua stinorin e kaluar.

Nowitzki njihet si një ndër basketbollistët më karizmatikë në histori të NBA-së dhe aktualisht gjendet në top-6 koshashënuesit më të mirë në histori të ligës së NBA. /AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.