Basketboll

S’KRYEN PUNË AS GIANNIS, ‘RAKETAT’ FLUTUROJNË NDAJ BUCKS

Prishtinë(AsistiOnline) – Përkundër super-performancës së yllit të tyre, Giannis Antetokounmpo, Milwaukee Bucks kanë pësuar në ndeshjen e dytë të rifillimit të stinorit, nga teksanët e Houston Rockets.

Sa i përket historisë së ndeshjes, sfida ishte tejet e ngushtë gjatë tërë kohës me Rockets që mbyllën dy periodat e para të ndeshjes në avantazh të lehtë(29-32, 54-62), ndërsa në pjesën e dytë, konkretisht në çerekun e tretë, Bucks paksa u këndellën dhe arritën të mbyllin këtë periudhë në një pikë dallim(90-89), krejt në fund, ‘raketat’ e D’Antonit u rikthyen përsëri në lojë dhe nuk lejuan që mundi i pjesës së parë t’u shkoj huq, duke e fituar sfidën, 116-120.

Russell Westbrook shkëlqeu për Rockets në këtë super-sfidë me 31 pikë i ndihmuar edhe nga James Harden që realizoi 24 sosh.

Tek Bucks, i zakonshmi Giannis Antetokonmpo s’mjaftoi me double-double’in e tij monstruoz, prej 36 pikëve, 18 kërcimeve e 8 asisteve dhe Bucks u detyruan të pajtoheshin me disfatën e 13 sezonale, karshi 54 fitoreve që kanë dhe përkundër kësaj disfate, tashmë e kanë siguruar play off’in.

Në anën tjetër, tek Rockets ishte kjo fitorja e 42 sezonale, karshi 24 humbjeve dhe edhe ekipi nga Teksasi tashmë e ka të siguruar, play off’in e ligës. /AsistiOnline.com

https://www.youtube.com/watch?v=ZERTx88lpy8

 

Komentet janë të mbyllura.