KU DO TË JETË SELIA QËNDRORE E LIGËS SË PËRBASHKËT SHQIPTARE?
Prishtinë(AsistiOnline) – Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu ka treguar se ku do të jetë selia qëndrore e ligës së përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Në një paraqitje televizive në emisionin sportiv 2 me 1, kreu i FBK-së ka folur për ligën e përbashkët shqiptare dhe ka zbuluar se ku pritet ta ketë selinë qëndrore në dy vitet e para kjo ligë.
”Marrëveshjen e kemi që liga të krijohet me seli në Prishtinë-Kosovë, për dy vitet e para do të jetë me seli në Prishtinë. Realisht pjesa më e rëndësishme e ligës do të menagjohet prej të dyja palëve, për shkak se bordi udhëheqës është i përbashkët është me pjesëmarrës prej të dyja federatave. Bordi i ligës ende nuk është përcaktuar, por ne e kemi emëruar një prej anëtarëve të bordit dhe një do të emërohet pastaj, këta dy anëtarë të deleguar prej FBK-së dhe dy anëtarë prej FSHB-së, do ta emërojnë bashkarisht kryetarin e ligës dhe ai do të merret me menagjimin apo drejtimin madhor të kësaj lige”, tha kreu i FBK-së.
Të kujtojmë se në ligën e përbashkët, Kosovë-Shqipëri, do të marrin pjesë katër ekipe nga Kosova dhe katër ekipe nga Shqipëria. Nga Kosova pritet të jenë pjesëmarrëse, Prishtina, Peja, Ylli e Rahoveci. Nga Shqipëria, Vllaznia, Goga Basket, Tirana dhe Teuta. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.