Basketboll

KLUBET KOSOVARE ‘HALL KRYESOR’, MBIJETESËN NGA PANDEMIA

Prishtinë(AsistiOnline) – Pandemia globale COVID-19 ka sjellur dëme të konsiderueshme në të gjitha sferat jetësore të njerëzimit dhe pasojat fatkeqësisht po vërehen edhe në sport e konkretisht në basketboll dhe në veçanti atë kosovar.
 
Ky virus vrastar, ka ndikuar edhe në botën e sportit dhe konkretisht në basketbollin e Kosovës, sepse klubet tona vendore, apo shumicën prej tyre mund ti ketë rikthyer disa vite prapa, për shkaqe të ndryshme e që janë kryesisht financiare.
 
Problemet dhe telashet e shumta me të cilat po ballafaqohen klubet kosovare gjatë pandemisë, i ka konfirmuar edhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu në një emsionin televiziv-sportiv.
 
Para fillimit të stinorit të kaluar 2019/20 u patëm marrë vesh me klubet e Superligës, që ky do të jetë viti i fundit i garimit pa licencim. Por tash situata ka ndryshuar. Ajo çka diskutova para disa ditësh që kisha një takim virtual me ekipet e Superligës dhe ajo cka diskutohet tash tek klubet tona, është mbijetesa dhe nuk bëhet fjalë më për sistem të licencimit, për avancim, profesionalizëm etj. Flitet për menagjim të kësaj krize dhe për mbijetesë dhe për atë, se si do të fillojmë stinorin e ardhshëm”, tha numri një i FBK-së.

 

Të kujtojmë se ditë më parë, bordi i FBK-së ka marrë vendim që fillimi i edicionit të ri (2020/21) në Superligën e Kosovës të startojë më  datat 23/24.09.2020. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.