DIMITRI ITOUDIS TESTOHET POZITIV PËR COVID-19
Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri i CSKA Moskës, Dimitri Itoudis është testuar pozitivisht me COVID-19.
Dimitris Itoudis u testua pozitiv për koronavirus të premten, gjersa ishte në vendlindjen e tij në Athinë të Greqisë, njoftoi klubi rus sonte. Gruaja dhe vajza e trajnerit kanë marrë rezultate negative për këtë virus.
Itoudis nuk do të shtrihet në spital dhe do të mjekohet në shtëpinë e tij, tha klubi i CSKA-së në komunikatën zyrtare.
Deklarata zyrtare nga klubi i CSKA-së:
”Kryetrajneri i ekipit tonë është testuar pozitivisht për COVID-19 sot. Gruaja dhe vajza e tij fatmirësisht u testuan negativisht.
Tekniku grek do të mjekohet në shtëpinë e tij në Athinë, ai nuk kishte nevojë të shtrohej në spital. Për shkak të rehabilitimit personal, atij i duhet të humbasë pjesën e parë të kampit të stërvitjeve me ekipin tonë dhe z.Itoudis do të bashkohet me ekipin më vonë.
Urojmë që Dimitris të bëhet mirë shpejt dhe të kthehet në bashkëpunim me ekipin, i urojmë familjes së tij shëndet të mirë!”, thuhet në komunikatën e klubit rus. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.