Basketboll

ILIR SELMANI – BESNIK I NGJYRAVE TË TREPÇËS PËRHERË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ilir Selmani është një nga ata që përherë i qëndroi besnik skuadrës së zemrës(Trepçës), si në rolin e lojtarit ashtu edhe në të trajnerit edhe në kohërat më të vështira.
 
AsistiOnline.com ju sjellë një profil të shkurtër të ish-basketbollistit tejet cilësor nga Mitrovica i cili është lindur më 9 janar të 1978-tës në qytetin e Mitrovicës.
 
Ilir Selmani kulmin e karrierës si basketbollist profesionist e pati gjatë viteve të pasluftës dhe përherë ju qëndroi besnik ngjyrave të klubit, ku u lind dhe u zhvillua si lojtar, Trepçës aty ku edhe e zhvilloi të gjithë karrierën.
 
Selmani në lojën e basketbollit është i njohur për qetësinë që e karakterizonte në parket, ndërsa vlen të ceket fakti, se asnjëherë në karrierën e tij nuk është ndëshkuar me gabim teknik në një ndeshje, gjë të cilës pak basketbollistë profesionistë i shpëtojnë gjatë karrierës. Dhe me të drejtë, Selmani cilësohet ndër basketbollistët ikona të Trepçës, sepse kishte shumë tipare dhe virtyte të cilat shumë rallë i hasim tek basketbollistët e sotëm në përgjithësi.
 
PRANË BASKETBOLLIT EDHE PAS PENSIONIMIT!
 
Përkundër pensionimit si lojtar aktiv, Ilir Selmani vazhdon të jetë afër basketbollit, krahas edhe jetës normale që bën, duke qenë i martuar dhe krijuar familje. Selmani punon edhe si mësimdhënës në një shkollë të mesme në qytetin e Mitrovicës.
 
Krahas jetës normale që zhvillon, Selmani pas pensionimit nga loja aktive, nisi karrierën edhe si trajner i parë tek klubi ku u rritë, KB Trepça të cilët i udhëhoqi për 5 vite me radhë(2015-20) dhe përveç ekipit të parë, punon edhe si trajner me gjeneratat e reja po në Trepçë. Por kjo nuk është e tëra, Selmani ka përvojë edhe si selektor i Përfaqësueses së Kosovës(U-20), ndërsa për vite me radhë poashtu ka ushtruar rolin e ndihmës-trajnerit në Përfaqësuesen A të Kosovës.
 
Kjo pak a shumë, është një pjesë e historikut të jetës së Ilir Selmanit,ish-basketbollist dhe tash trajner nga Mitrovica. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.