Basketboll

SPEKTAKËL NË ARTMOTION – DONÇIÇ PO VAZHDON TË MAHNISË LIGËN E NBA-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Ky vikend që po kalon, ishte spektakolar në Platformën më atraktive dhe ekskluzive në vendin tonë, Art Motion për faktin se në natën mes të premtës dhe të shtunës u transmetuan, fiks 4 super-duele të stinorit të rifilluar në NBA-së.

Clippers 122-117 Portland(19:00), Utah 132-134 Denver(21:00), Lakers 111-116 Indiana(00:00) dhe Milwaukee 132-136 Dallas(02:30). Ndërsa, ndeshja ndërmjet Lakers dhe Indianas ishte direkt edhe në Klan Kosova.

Të gjitha këto ndeshje ishin spektakle në vete e sidomos ndeshja ndërmjet Utah Jazz dhe Denver e cila shkoi dy herë në vazhdime, por pa një vazhdim shtesë, nuk kaloi as përballja ndërmjet, Milwaukee Bucks dhe Dallas Mavericks.

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Çfarë vlen të ceket nga gjithë këto takime, është se basketbollisti slloven, Luka Donçiç po vazhdon të mahnitë ekspertët dhe opinionin e basketbollit në SHBA dhe botë me paraqitjet spektakolare që po bën në NBA.

Sikurse gjatë pjesës pa u pezulluar stinori, por edhe në rifillimin e tanishëm të NBA-së, Donçiç po vazhdon që ti mahnisë të gjithë me spektaklin që po e bën në parket.

Natën e mbrëmshme përballë Bucks, Donçiç arriti një prej triple-double-ave, më të ”trentë” në histori të garës së NBA-së: 36 pikë, 19 asiste, si dhe 14 kërcime. Shifër kjo të cilën pak basketbollistë në NBA e kanë arritur ndër vite.

Në një natë kur MVP në pushtet i NBA-së, Giannis Antetokounmpo arriti 34 pikë dhe 13 kërcime, Donçiç e bëri atë pothuajse të parëndësishëm.

Ekipi i Mavs ishin duke e humbur ndeshjen ndaj Buck 21.4 sekonda pa përfunduar ndeshja, por me dy shënimet e Donçiçit nga vija e gjuajtjeve lira, ky i fundit shënoi dhe deri në fund, ndeshja shkoi në vazhdime, ku më pas Dallasi e fitoi ndeshjen me 4 pikë dallim(132-136).

_________________________________________________________________________________________________________________________________________________

Pas ndeshjes së humbur me ekipin e tij, pikërisht nga Luka, Antetokounmpo tha:

Ai po luan basketboll të shkëlqyeshëm. Ai është një basketbollist i shkëlqyeshëm, i bën shokët e tij të skuadrës më të mirë dhe më aktivë… me të vërtetë i talentuar!! Një nga djemtë më të talentuar, që kam luajtur ndonjëherë kundër”, tha super-ylli i Bucks, Giannis Antetokounmpo.

I vetmi person që nuk kishte shumë për të thënë, pas ndeshjes heroike që bëri, ishte vetë Donçiç.

Unë nuk e di pse e bëra këtë paraqitje. Unë thjesht e bëra atë. Nuk u mendova për këtë. E bëra dhe nuk u mendova më shumë”, tha Donçiç pas ndeshjes.

Por çfarë tha për Donçiç pas ndeshjes, trajneri i tij?

Ai e di se ku janë të gjithë dhe kur nuk janë vetëm në mbrojtje. Kjo është shenja e një djali të tipit të mençur. Unë kam luajtur me Larry Bird, ai mund të shihte gjithçka ashtu. Unë kam pasur privilegjin të stërvitja edhe Jason Kidd… Luka është në të njëjtin binarë me ta”, tha trajneri i Dallasit, Rick Carlisle pas ndeshjes.

Siç aludoi Carlisle, krahasimi i Donçiç me të mëdhenjtë e të gjitha kohërave në NBA po bëhet realitet. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.