Basketboll

SUNS VAZHDOJNË 100% NË RIFILLIMIN E NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Phoenix Suns po vazhdojnë të shkëlqejnë në këtë rifillim të NBA-së, duke pasur të gjitha fitore pa asnjë humbje.

Në mesnatë ekipi që po udhëhiqet nga fundori fantastik, Devin Booker, mposhtën Miami Heat me rezultat 112-119, në një ndeshje tejet interesante e cila në në fund me meritë ju takoi Sunsave.

Devin Booker me 35 pikë  Deandre Ayton me 18 sosh, si zakonisht ishin më të mirët tek Phoenixi.

Tek Miami u dalluan, Tyler Herro e Duncan Robinson me nga 25 pikë, por që ishin të pamjaftueshme për fitoren eventuale të Miamit.

Ekipi i Suns me këtë fitore, vazhdon garën për një vend në play off. Ndërsa, Miami veçse e ka siguruar një vend në play off. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.