TOP-5 ”TRIPLE-DOUBLE”-AT MË MONSTRUOZË NË HISTORI TË NBA-SË
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti slloven i Dallas Mavericks, Luka Donçiç natën e mbrëmshme arriti një prej triple-double-ave më monstruozë në histori të NBA-së.
Slloveni 21 vjeçar, me vitin e tij të dytë në NBA dhe për kaq pak kohë arriti shifra, që pak kush i ka arritur në histori të NBA-së. Mbrëmë përballë Bucks, Donçiç pati 36 pikë, 19 asiste dhe 14 kërcime.
Por cila është pesëshja kryesore e basketbollistëve që kanë arritur triple-double-at më monstruozë në histori të NBA-së:
5 – Russell Westbrook – Oklahoma (2015): 49 pikë, 15 kërcime, 10 asistime.
4 – Fat Lever – Denver (1988): 31 pikë, 16 kërcime, 20 asistime, 6 vjedhje.
3 – Shaquille O’Neal – Orlando (1993): 24 pikë, 28 kërcime, 15 bllokada.
2 – Hakeem Olajuwon – Houston (1990): 29 pikë, 18 kërcime, 11 blloqe, 9 asistime.
1 – Wilt Chamberlain – Lakers (1968): 22 pikë, 25 kërcime, 21 asistime.
Ndërsa, vetëm një herë në historinë e lojës e NBA-së ka një lojtar që ka shënuar 50 pikë si pjesë e triple-double-it, dhe ai është, Kareem Abdul-Jabbar në vitin e largët 1975, kur kishte realizuar: 50 pikë, 10 kërcime, 11 asistime.
Disa triple-double të tjerë interesantë në histori të NBA:
Michael Ray Richardson (1985): 38 pikë, 11 kërcime, 11 asistime, 9 vjedhje.
Larry Bird (1992): 49 pikë, 14 kërcime, 12 asistime.
Tracy McGrady (2003): 46 pikë, 10 kërcime, 13 asistime.
Michael Jordan (1989): 47 pikë, 11 kërcime, 13 asistime.
Vince Carter (2007): 46 pikë, 16 kërcime, 12 asistime.
Michael Adams (1991): 45 pikë, 12 asistime, 11 kërcime.
LeBron James (2006): 43 pikë, 12 kërcime, 11 asistime.
Hakeem Olajuwon (1987): 38 pikë, 17 kërcime, 12 bllokada, 6 asistime, 7 vjedhje.
Në ditët e ardhshme, Asistionline.com, do të sjellë ekskluzivisht për ju të dashur lexues, TOP-5shen e lojtarëve që kanë arritur, Quadriple-Double, apo dyshifrorë të katërfishtë në NBA. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.