BLERIM MAZREKU – QENDRA THERANDASE QË DOMINOI PËR SHUMË VITE TRAPEZET KOSOVARE
Prishtinë(AsistiOnline) – Radhën e kujtimeve nostalgjike po e vazhdojmë me ish-basketbollistin e fuqishëm, Blerim Mazreku i cili vije nga qyteti i Suharekës edhe pse karrierën e tij e zhvilloi kryesisht jashtë qytetit të lindjes.
Bëhet fjalë për një lojtar shumë cilësor si Blerim Mazreku, i cili është i lindur më 4 tetor të 1981-tës dhe që ka luajtur kryesisht në Kosovë me shumë sukses, por për pak kohë edhe jashtë vendit, konkretisht në Qipro për një stinor, për ata që nuk e mbajnë në mend.
Mazreku ka pasur karrierë profesionale në këto skuadra:
2001/2002 – KB Ylli.
2002/2003 – KB Mabetex.
2004 – KB Ylli.
2004/2006 – KB Mabetex.
2006/2007 – Sigal Prishtina.
2007/2008 – Akropol BBK(Qipro).
2008/2009 – Sigal Prishtina.
2009/2010 – Bashkimi Prizren.
2010/2013 – KB Peja.
2013/2015 – Sigal Prishtina.
Mazreku numëron një mori suksesesh të arritura kryesisht me ekipin e Prishtinës:
6 tituj kampioni në Superligën e Kosovë(2005, 2007, 2009, 2013, 2014, 2015).
4 Kupa të Kosovës(2007, 2009, 2013, 2014).
2 Superkupa të Kosovës(2005, 2014).
1 herë fitues i Ligës Ballkanike(me Prishtinën në vitin 2015).
Blerim Mazreku nga viti 2015 është larguar nga basketbolli aktiv dhe që nga ajo kohë jeton dhe vepron në shtetin e Gjermanisë. Sidoqë të jetë ne i dëshirojmë shëndet dhe suksese në jetë Mazrekut i cili padyshim mbetet si një ndër qendrat më dominuese të basketbollit të pasluftës në Kosovë. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.