Basketboll

TË VETMIT PA HUMBJE, SUNS VAZHDOJNË ËNDRRËN PËR PLAY OFF

Prishtinë(AsistiOnline) – Phoenix Suns e kanë vazhduar ecurinë e ndeshjeve pa humbje, në rifillimin e NBA-së.

Suns që po habisin opinionin e NBA-së, duke mposhtur këdo që po ju del përpara, kësaj radhe për viktimë kishin, Oklahoman që e mposhtën me rezultatin e thellë dhe final të ndeshjes, 128-101.

Si zakonisht, Devin Booker me 35 pikë e Johnson me 18 pikë, kontribuan në këtë fitore të Suns që vazhdojnë ëndrrën e tyre për tu kyçur në plej-off.

Në anën tjetër tek Oklahoma s’mjaftuan për triumf, Bazley me 22 pikë e Paul me 14 sosh. Ekipi i Thunder e ka siguruar tashmë plej-off”-in.

/AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.