VALDET GRAPCI – NJERIU QË NË MOSHËN 44 VJEÇARE U RIKTHYE TA NDIHMOJË KLUBIN E ZEMRËS
Prishtinë(AsistiOnline) – Valdet Grapci veterani nga Peja, që është emër i njohur në basketbollin e Kosovës, pasiqë pati një karrierë modeste prej basketbollisti.
AsistiOnline.com ju sjellë një profil të shkurtër të ish-basketbollistit tejet cilësor nga qyteti i Pejës i cili është lindur më 19 prill të 1974-tës.
Grapci kulmin e karrierës si basketbollist profesionist e pati gjatë viteve të pasluftës dhe pothuajse përherë qëndroi besnik ngjyrave të klubit ku u lind dhe u zhvillua si lojtar, Pejës.
Grapci në lojën e basketbollit është i njohur për nervozimin e tij që e karakterizonte në parket, ndërsa vlen të ceket se pothuajse pjesën më të madhe të karrierës e kaloi te klubi i Pejës, përveç një periudhe të shkurtër tek Prishtina.
PAS LARGIMIT NGA BASKETBOLLI?!
Valdet Grapci ishte pensionuar nga skuadra e Pejës, pas stolisjes së klubit të zemrës me titullin kampion i Kosovës me çka ai ishte edhe kapiteni i skuadrës. Megjithatë mbeti i lidhur me basketbollin edhe për pak kohë, pasiqë për disa muaj ishte në cilësinë e menaxherit të skuadrës pejane.
Por në vitin 2018, ndodhi ajo që pak kush e kishte pritur, përfshirë edhe vetë Grapcin. Peja u gjend në vështirësi financiare si dhe të lëndimeve dhe largimeve të basketbollistëve, kështu që kapiteni i verdhezinjve vendosi t’i kthehej lojës aktive në moshën 44 vjeçare.
“Duke e parë gjendjen në të cilën u gjend Peja, unë nuk mund të qëndroja duarkryq. Vendosa të kthehem në fushën e lojës dhe të kontribuoj për aq sa kisha mundësi. Nuk ishte e lehtë, sepse mosha ime dhe fakti që kisha munguar për disa muaj nuk më lejonin të kem ambicie serioze, por gjithsesi që unë e kam dhënë maksimumin, siç kam bërë gjithmonë duke qenë anëtar i Pejës”, ishte shprehur pas ndeshjes Grapci, tashmë 46-vjeçar.
Pas pensionimit përfundimtar nga basketbolli, tash Grapci jeton dhe vepron me familje në qytetin e lindjes, Pejë. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.