Basketboll

EDMOND AZEMI – BASKETBOLLISTI MË I SUKSESSHËM KOSOVAR I TË GJITHA KOHËRAVE

Prishtinë(AsistiOnline) – Kur përmendet emri i Edmond Azemit në basketbollin e Kosovës, gjithë opinioni i këtushëm e di, se po bëhet fjalë për një legjendë të Prishtinës, por edhe të mbarë basketbollit kosovar dhe shqiptar.
 
Edmond Azemi është i lindur më 19 shtator 1980, dhe përkundër 39 viteve mbi supe, ai ende vazhdon të jetë një basketbollist profesionist dhe kapiten që luan për KB Prishtinën nga kryeqyteti dhe jo më kot është një ikonë dhe legjendë e Prishtinës, sepse Edo është edhe lojtari më i suksesshëm në historinë e basketbollit të Kosovës. Ai e filloi karrierën pikërisht në Kosovë tek ekipi i Prishtinës. Shumicën dërrmuese të viteve edhe luajti me ekipin e Prishtinës, ku bëri histori duke fituar të gjithë trofetë e mundshëm që mund të fitohen.
 
Vlen të ceket se përpos Kosovës, Edo ka edhe pasaportë kroate pasiqë babai i tij është nga Kosova, ndërsa nëna e tij është me prejardhje nga Kroacia. Por përkundër pasaportës kroate, Edo për vite me radhë luajti edhe me Përfaqësuesen e Kosovës.
 
Por cila është karriera në detaje e Edos me ekipet që luajti:
 
1999–2005 Prishtina.
2005–2006 Valbona – Tropojë.
2006–2007 Prishtina.
           2007 KR(Islandë).
2007 MZT Skopje(Maqedoni).
2008–2010 Prishtina.
2010–2011 Liria(Maqedoni).
2011-2020 Prishtina.
 
Sukseset ekipore të Edos, pothuajse të gjitha me Prishtinën:
 
13 herë kampion i Kosovës
(02,03,06,07,08,09,10,11,14,15,16,17,19)
 
13 herë fitues i Kupës së Kosovës
(03,05,06,07,08,09,10,13,14,16,17,18,19)
 
4herë fitues i Superkupës së Kosovës
(2005,2006,2014, 2018)
 
Kampioni i Ligës Islandeze (2007)
 
Kampion i Ligës Ballkanike(2015,2016).
 
Përveç që luan tek Prishtina, Edo edhe jeton dhe vepron në kryeqytet me familje, është i martuar dhe ka fëmijë. Ndërsa, përveç këtyre mbi të gjitha Edo gëzon respekt të madh jo vetëm nga opinioni basketbolldashës, por edhe nga të gjithë qytetarët e vendit pa dallime, për karrierën dhe profesionalizmin e treguar ndër vite në Kosovë. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.