DINO N’ASIST: KOMENTON STINORIN E RREGULLT DHE FAVORITËT PËR TITULL NË NBA
Prishtinë(AsistiOnline) – Trajneri prishtinas, si dhe analisti i emisionit ekskluziv-basketbollistik, Andin Rashica po e cilëson si shumë cilësor stinorin e sivjetmë në NBA, përkundër pandemisë COVID-19.
Në një bisedë për AsistiOnline.com, Dino ka komentuar fazën e rregullt, si dhe favoritët për titullin e NBA-së sivjet.
”Sa i përket rifillimit të sezonit në NBA, deri tash vërehet mobilizim dhe kujdes i hatashëm i ligës, por edhe klubeve që asnjë nga lojtarët, por edhe nga stafi i tyre të mos jetë i infektuar.Interesante ishte lufta e tri skuadrave në perëndim për një pozitë në ”play off”, Memphis, Portland dhe Phoenix, befasoi kjo e fundit edhe pse nuk arriti të kualifikohet”, theksoi fillimisht ai.
Por çka mendon, trajneri perspektiv kosovar, për duelin e ”play in”-it, ndërmjet Portlandit e Memphisit?
”Pritet takim mjaftë interesant. Favorizohet Portland për shkak të përvojës dhe formës fantastike të Damian Lillard. Poashtu ne 8 ndeshjet e fundit, bilanc më të mirë ka Portland, 6-2 sesa Memphis 2-6 dhe kjo i bën Blazers favorit, sipas meje”.
Por kush janë favoritët për titullin e NBA sivjet?
”Kam pritur paraqitje më të mirë nga Philadephia, gjë që nuk ndodhi as këtë sezon. Befasi në lindje ishte paraqitja e Torontos të cilët i shoh favorit bashkë me Milwaukee dhe Boston. Në perëndim befasi ishte Oklahoma City Thunder. Përkundër largimit të yjeve, ripërtrirja e ekipit nga Donovan ishte e sukseshme. Asnjë ekip nuk e shoh favorit në Konferencen Perëndimore pasiqë secila mund të eliminojnë njëra tjetrën”, nënvizoi në fund, Rashica.
/AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.