Basketboll

POPOVICH KOMENTON MBETJEN E SPURS, JASHTË ”PLAY OFF”-IT

Prishtinë(AsistiOnline) – San Antonio Spurs ja kanë parë “sherrin” mbrëmë, fitores së Memphis Grizzlies ndaj Milwaukeet, për faktin se kanë mbetur jashtë “Play Off”-it që nga stinori i largët 1996-97.

Pas humbjes së djeshme të SAS ndaj Utah Jazz, ku u vulos lënia e Spurs jashtë ”play off”-it, ka folur edhe trajneri legjendar i ekipit, Gregg Popovich i cili nuk është parë edhe shumë i zhgënyer, ose e ka mbajtur për vete, këtë dështim të skuadrës së tij.

Do të thotë shumë, për shumë njerëz me siguri, por unë nuk ndalem në të kaluarën. Këto gjëra janë plotësisht [jo] të rëndësishme; ajo që është e rëndësishme është momenti kur bëni atë që keni për të bërë, atëherë ju vazhdoni, por shikimi i së kaluarës nuk bën shumë mirë. Çfarëdo suksesi që kemi pasur ka qenë, sepse kemi pasur disa lojtarë të shkëlqyeshëm“, tha fillimisht Popovich.

Unë jam më i entuziazmuar për këtë sesa gjithçka që ju flisni tani, sukseset ose jo sukseset, sepse suksesi për shirita ose çfarëdo dreq për të cilin po flisni, përfundoi. Unë mund të interesohem më pak për këtë. Jam i emocionuar nga mënyra se si ata luanin këtu”, tha trajneri legjendar i Spurs Gregg Popovich, i cili ka pesë tituj të NBA-së me ekipin e San Antonio Spurs. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.