Basketboll

PORTLAND ME FITORE ARRIN NË ”PLAY IN”

Prishtinë(AsistiOnline) – Me fitore minimale ndaj Brooklyn Nets, Portland Trail Blazers e kanë arritur të ashtuquajturin ”play in”, për të  shpresuar në ”play off” të NBA-së për këtë stinor.

Blazers kanë arritur të mposhtin me shumë vështirësi, Brooklyn-in me rezultat 133-134 dhe atë vetëm në fundin e ndeshjes, pasiqë gjatë çerekut të tretë, Nets kishin mbyllur këtë periudhë në avantazh(97-104), por në periodën e fundit, sidomos me të zakonshmin Lillard, Blazers u treguan deçizivë dhe fituan takimin shumë ngushtë.

Si zakonisht, Dame Lillard me 42 pikë e 12 kërcime, si dhe CJ McCollum me 25 sosh, ishin kontribuesit kryesorë të fitores së Blazers.

Në anën tjetër, tek Nets që siguruan ”play off”-in më herët, u dalluan: Caris LeVert me 37 pikë dhe Joe Harris me 19 pikë.

Tashmë për të vendosur se kush shkon në Play Off, Memphis dhe Portland do të takohen në ndeshje direkte. Portlandit për ta siguruar vendin e tetë i mjafton një fitore ndaj Memphisit, kurse Memphisit i duhen dy. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.