NDAHET NGA JETA “DR. SHEKI”
Prishtinë (AsisitiOline.com) – Pas disa ditë qëndrimi në spitalin e Vushtrrisë ka ndërruar jetë infermieri, Sherafedin Mehmeti i cili për disa vite me radhë ishte pjesë e KB Trepça por edhe i ekpeve tjera sportive nga Mitrovica ne rolin e fizioterapeistit.
Dr. Sheki siç e quajtën të gjithë ata që e njohën për disa ditë ishte duke luftuar për jetë pasi ishte i infektuar me Covid 19, ndërsa ky lajm ka tronditur të gjithë opinionin sportiv jo vetëm në Mitrovicë por në mbarë Kosovën.
Redaksia e AsistiOnline.com kontaktoi Drejtorin Sportiv të KB Trepça, Besim Braha i cili e vlersoi Dr. Shekin si njeri me vlera të larta njerëzore dhe humane.
“Dr. Sheki ishte njeri me vlera të larta njerëzore. Ai gjithmonë ishte i gatshëm të ndihmonte sportistët kur do që ata kishin nevojë. Ne kemi kujtime fantastike me të gjatë kohës sa ai ishte pjesë e KB Trepça. Lutemi që prehet në paqe”, tha Besim Braha për AsistiOnline.com.
Edhe redaksia e AsistiOnline.com ju shpreh ngushwllimet mw tw sinqerta familjarwve dhe miqëce të Sherafedin Mehmetit. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.