”KAM LUAJTUR NË PLAY OFF NË EVROPË, DO TË MBËSHTETEM ATY”
Prishtinë(AsistiOnline) – Luka Donçiç është i vendosur për paraqitjen e tij të parë në play off të NBA-së dhe nuk shqetësohet se nuk ka përvojë të madhe këtu.
Luka Donçiç ka qenë fenomenal që nga transferimi i tij në NBA por humbi ”play off”-in në vitin e parë. Ndërsa kësaj radhe, skuadra e tij hyri në tetë skuadrat më të mira në Konferencën Perëndimore, duke u pozicionuar në vendin e 7-të dhe zuri vend në ”play off”.
Edhe pse do të jetë përvoja e tij e parë e tillë në NBA, Luka ka luajtur në nivelin më të lartë në Evropë dhe nuk është i huaj me atmosferën e play off-it. Ai thotë se është i vetëdijshëm për këtë.
“Po, është play-off. Unë kam qenë në play off më parë, pikërisht në Evropë. Nuk është i njëjti nivel por janë të njëjtat emocione dhe unë jam i entuziazmuar për të me siguri. Unë do të mbështetem në këtë. Është vështirë të luash edhe në Evropë. Një nivel më i lartë në NBA, por i njëjti emocion, kështu që ju duhet të jeni gati“, tha Luka për mediat amerikane.
Kundërshtari i Mavs në raundin e parë do të jenë LA Clippers të cilët siguruan vendin e 2-të dhe ylli i Mavs, Luka Donçiç pret që asgjë të mos dalë lehtë ndaj tyre
“Ata janë një ekip i vështirë për të mposhtur. Ne thjesht duhet të jemi të përgatitur dhe të japim gjithçka që kemi”.
/AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.