KËLNI PRITET TË JETË MIKPRITËS I ”F4” PËR STINORIN 20/21 NË EUROLIGË
Prishtinë(AsistiOnline) – Sezoni 2020-21 në Euroligë pritet të përfundojë në Këln të Gjermanisë.
”Final Four”-i për stinorin 2021 në Euroligë pritet të luhet në Këln të Gjermanisë, konkretisht në ”Lanxess Arena” të Këlnit që në fakt ky lokacion ishte planifikuar të priste ”Final Four”-in e stinorit të 2020-tës, por ky edicion 2019-20 mbaroi para kohe për shkak të pandemisë koronavirus.
Mediat gjermane kanë shkruajtur sot, se Euroliga e ka vendosur lokacionin për organizimin e ”F4” për stinorin e ri, që do të jetë Këlni i Gjermanisë dhe këtë pritet ta zyrtarizojë shpejtë.
Pritësit e tjerë të mundshëm si Moska e Rusisë, do të duhet të presin të paktën deri në vitin 2022, për të propozuar ofertat e tyre për të pritur një ”Final Four” të Euroligës.
Sezoni 2020-21 është planifikuar të fillojë në tetor me 18 skuadrat e sezonit të kaluar. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.