BOSTONI E FILLON MBARË, POR I LËNDOHET HAYWARD
Prishtinë(AsistiOnline) – Boston Celtics e kanë nisur mbarë ”play off”-in e sivjetmë, pasi kanë triumfuar në ndeshjen e parë ndaj Philadelphias.
Celtics kanë arritur të triumfojnë ndaj Sixers me rezultat 109-101, në një ndeshje jo të lehtë dhe tejet interesante, por që e përcaktoi vëmendja më e madhe e ekipit të Bred Stevens.
Jayson Tatum me 32 pikë e 13 kërcime dhe Jaylen Brown me 29 pikë, ishin më të dalluarit në këtë fitore të Bostonit,
Tek Philadelphia që po luan pa yllin Ben Simmons u dallua, Joel Embiid me 26 pikë e 16 kërcime.
Vlen të ceket se gjatë ndeshjes u lëndua ylli i Celtics, Gordon Hayward dhe u detyrua të largohet nga ndeshja, përderisa ende nuk dihet se sa mund të mungojë.
Ndeshja e dytë e serisë do të luhet më 20 gusht në ora 00:30. /AsistiOnline.com
https://www.youtube.com/watch?v=vyrf8Y6UkUI&feature=emb_title
Komentet janë të mbyllura.