Basketboll

HOUSTONI KALON LEHTË, SFIDËN E PARË NDAJ THUNDER

Prishtinë(AsistiOnline) – Houston Rockets e kanë kaluar më lehtë se që është pritur, sfidën e parë të fazës së play off”-it në NBA.

”Raketat” kanë mposhtur Oklahoman me rezultat tejet të lartë prej 15 pikësh dallim(108-123), madje edhe pa Westbrookun në skuadër i cili mungoi për shkak të një lëndimi që e ka pësuar.

James Harden si zakonisht shkëlequ për Houstonin, duke realizuar plotë 37 pikë dhe 11 kërcime, por u dallua edhe Jeff Green me 22 pikë.

Tek Thunder në anën tjetër s’mjaftuan për triumf, Gallinari me 29 pikë e Chris Paul që ishte afër triple double-it me 20 pikë, 10 kërcime, si dhe 9 asiste.

Tash Houstoni avancon 1-0 në serinë e play off-it ndaj Oklahomas, përderisa ndeshja e radhës mes këtyre dy skuadrave zhvillohet më 20 gusht. /AsistiOnline.com

 

Komentet janë të mbyllura.