Basketboll

DALLASI BARAZON SERINË NDAJ CLIPPERS

Prishtinë(AsistiOnline) – Dallasi i Luka Donçiçit e ka barazuar serinë e ndeshjeve të play off-it, ndaj LA Clippersave.

Mavs kanë arritur të mposhtin Clippersat në ndeshjen e dytë të serisë me shifrat e përgjithshme, 114-127. Në një ndeshje të cilën, ekipi fitues realisht e kishte në dorë pothuajse gjatë gjithë kohës dhe fitorja në fund ishte e pashmangshme.

Slloveni Luka Donçiç me 28 pikë, 8 kërcime e 7 asiste, si dhe Kristaps Porzingis me 23 pikë u dalluan në këtë fitore me vlerë të madhe për Dallasin.

Në anën tjetër tek Clippers s’mjaftuan për fitore, Kawhi Leonard me 35 pikë e 10 kërcime, por as Lou Williams me 23 pikë.

Tash seria e fitoreve mes skuadrave barazohet në 1-1, ndërsa skuadra që arrin 4 fitore kualifikohet tutje. Ndeshja e radhës mes ekipeve zhillohet më 22 gusht. /AsistiOnline.com

https://www.youtube.com/watch?v=m0NZOkRW4_M&feature=emb_title

Komentet janë të mbyllura.