Basketboll

NBA TESTON PËRSËRI LOJTARËT PËR COVID-19, REZULTATET DOLËN BEFASUESE

Prishtinë(AsistiOnline) – Ka kaluar edhe java e pestë në NBA, pa teste pozitive për koronavirusi në ”flluskën” e NBA-së në Orlando.

NBA po vazhdon të mbajë ”flluskën” e pastër në Orlando dhe së fundi ka konfirmuar se të gjitha testet për koronavirus këtë javë u kthyen në rezultate negative.

Në rast se një lojtar në kampusin NBA del pozitiv i konfirmuar me koronavirus në të ardhmen, ai do të izolohet derisa të pastrohet nga virusi, sipas rregullave të përcaktuara nga NBA dhe Shoqata e Lojtarëve.

Ndeshjet e ”Play Off”-it për stinorin e 2020-tës në NBA filluan me 16 ekipe të hënën, konkretisht më 17 gusht në kompleksin luksoz ”ESPN Wide World of Sports në Orlando”.

Komentet janë të mbyllura.