BUCKS BARAZOJNË SERINË NDAJ ORLANDOS
Prishtinë(AsistiOnline) – Milwaukee Buck e kanë barazuar serinë e ndeshjeve ndaj Orlandos në fazën e parë të play off-it në NBA.
Bucks të udhëhequr nga Giannis Antetokounmpo kanë mposhtur Orlandon me rezultat 96-11 dhe kështu kanë barazuar serinë e ndeshjeve ndaj tyre në 1-1.
Greku Giannis Antetokounmpo me 28 pikë e 20 kërcime, shkëlqeu edhe në këtë sfidë për Bucks i ndihmuar edhe nga Brook Lopez që shënoi 20 pikë.
Tek Orlando s’mjaftoi për fitore, Nikola Vucevic me 32 pikë e 10 kërcime.
Ndeshja e radhës mes këtyre skuadrave luhet më 22 gusht. /AsistiOnline.com
https://www.youtube.com/watch?v=x4od8uQ1AnA&feature=emb_title
Komentet janë të mbyllura.