EKSKLUZIVE: SARANDA DACI VAZHDON KONTRATËN ME BASHKIMIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Njëra ndër basketbollistet më të mira të pasluftës në basketbollin kosovar femëror, Saranda Daci do të vazhdojë të jetë pjesë e Bashkimit nga Prizreni, për së paku edhe një stinor.
AsistiOnline.com ka mësuar ekskluzivisht, se basketbollistja që luan në pozitën e qendrës dhe vije nga qyteti i Pejës, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Bashkimit për vazhdim kontrate dhe lajmi shumë shpejtë pritet të bëhet zyrtar edhe nga ekipi prizrenas.
Daci edhe në stinorin e kaluar ishte pjesë e Bashkimit dhe ishte prej lojtareve kryesore të ekipit në fitimin e Superkupës dhe Kupës së Kosovës.
Në stinorin e kaluar me Bashkimin, Saranda shënoi 288 pikë në total, bëri 155 kërcime, asistoi 22 herë, si dhe bëri 18 bllokada në 15 ndeshje dhe 480 minuta lojë
Të kujtojmë se skuadra e Bashkimit deri tani e ka gjetur edhe trajnerin e ri të skuadrës, që do të jetë Fabian Gjuka nga Peja, si dhe ka vazhduar kontratën e Arbnore Përqukut, ndërsa ditëve në vijim priten edhe rinovime të tjera kontratash me lojtaret, por edhe transfere të reja. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.