Basketboll

KAMPIONI NJË FITORE LARG KUALIFIKIMIT NË FAZËN E DYTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Kampioni aktual i NBA-së, Toronto Raptors e ka arritur edhe fitoren e radhës ndaj Brooklyn Nets, në kuadër të fazës së parë të play off-it në NBA.

Raptors kanë arritur ti mposhtin Netsat edhe në ndeshjen e tretë, madje kësaj radhe me rezultat bindës, 92-117 dhe ndeshja nuk kishte pothuajse fare histori me ekipin e Nick Nurse, që e dominoi tërësisht ndeshjen gjatë tërë kohës.

Pascal Siakam me 26 pikë e 8 kërcime, si dhe Fred VanVleet me 22 pikë e 5 kërcime, ishin kontribuesit kryesorë në fitoren e Torontos sonte.

Tek Nets s’mjaftuan për fitore, Tyler Johnson me 23 pikë e Chris Chiozza me 14 pikë.

Ndeshja e radhës dhe që mund të jetë e fundit për Brooklynin sivjet, luhet më 24 gusht dhe seria aktuale e ndeshjeve mes skuadrave është 3-0. /AsistiOnline.com

Komentet janë të mbyllura.