Basketboll

LAKERS TREGOJNË FORCËN DHE I REVANSHOHEN PORTLANDIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Los Angeles Lakers e kanë treguar potencialin dhe forcën e tyre në ndeshjen e dytë të play off-it ndaj Portlandit.

Ekipi i Frank Vogel, ka arritur të mposhtë Portlandin me shifrat e thella të ndeshjes, 88-111 dhe kështu ka barazuar serinë e ndeshjeve ndaj Blazers në 1-1, duke i qetësuar tifozët e shumtë të Lakers që ishin të shqetësuar pas humbjes në fillim.

Anthony Davis me double, double prej 31 pikë e 11 kërcime, luajti rolin kryesor në fitoren e Lakers, ndërsa LeBron James pati 10 pikë, 7 asiste e 6 kërcime.

Tek Blazers, i zakonshmi Lillard ishte realizatori më i mirë me 18 pikë edhe pse gjatë ndeshjes e lëndoi gishtin dhe e lëshoi parketin para kohës.

Ndeshja e tretë mes këtyre skuadrave zhvillohet më 23 gusht. /AsistiOnline.com

https://www.youtube.com/watch?v=tMiUf1eEuNY&feature=emb_title

Komentet janë të mbyllura.