FBK EMËRON NDIHMËS-TRAJNERËT E PËRFAQËSUESES A TË FEMRAVE
Prishtinë(AsistiOnline) – Federata e Basketbollit të Kosovës ditën e sotme ka publikuar tri vendime që ka marrë bordi i saj dhe një ndër to ka qenë ai për emërimin e ndihmës-trajnerëve për Përfaqësuesen A të femrave.
FBK ka njoftuar sot, se Konform Nenit 41 të Rregullores së Përfaqësueseve të Kosovës me propozim të Drejtorit të Përfaqësueseve të Kosovës, Bordit i FBK-së ka emëruar këta trajnerë për postin e ndihmëstrajnerëve në Përfaqësuesen A të Femrave: Kemajl Muja, Pal Syla dhe Lorik Kllokoqi.
Përpos vendimit në fjalë, bordi i FBK-së poashtu ka vendosur që Konform Nenit 45 të Rregullores së Përfaqësueseve të Kosovës, me propozim të Sekretares së Përgjithshme të FBK-së, Bordi i FBK-së e ka emërur Kimete Halitin në cilësinë e Udhëheqëses së Delegacionit të Përfaqësueses A të Kosovës në konkurrencën e femrave për FIBA Kampionatin Evropian të Shteteve të Vogla që do të organizohet në vitin 2021 në Nicosia të Qipros.
Si dhe vendimi i tretë, Konform Statutit të FBK-së dhe Rregullores për Organizimin e Brendshëm të FBK-së me propozim të Sekretares së Përgjithshme, Bordi i FBK-së e ka emëruar Leart Hoxhën personin përgjegjës nga Bordi i FBK-së për menaxher/koordinator të lojës së basketbollit 3×3 në kuadër të FBK-së. Përshkrimi i detyrave të tij do të bëhet konform Rregullores për Organizimin e Brendshëm të FBK-së nga Sekretarja e Përgjithshme.
Këto janë tri vendimet që janë publikuar sot në ueb-sajtin zyrtar të FBK-së. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.