Basketboll

ME FITORE TË THELLË, JAZZ MARRIN AVANTAZHIN E SERISË NDAJ DENVERIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Utah Jazz e ka fituar duelin e tretë, ndaj Denver Nuggets në kuadër të fazës së parë të play off-it në NBA.

Jazz kanë mposhtur lehtë dhe thellë ekipin e Nuggets me rezultat final, 124-87, në një ndeshje të cilën ekipi i trajnerit Quin Snyder e kontrolloi nga fillimi e deri në fund dhe me meritë arriti fitore.

Mike Conley me 27 pikë dhe Rudy Gobert me 24 pikë e 14 kërcime, spikatën në fitoren e Jazz mbrëmë.

Tek Nuggets s’mjaftuan për fitore, Nikola Jokic me 15 pikë e Jamal Murray me 12 sosh.

Me këtë fitore ekipi i Utah merr avantazhin e serisë në 2-1 dhe ndeshja e radhës mes skuadrave zhvillohet më 24 gusht. /AsistiOnline.com

https://www.youtube.com/watch?v=qAAz1uxwPPQ

 

Komentet janë të mbyllura.