CARLISLE NGRITË NË QIELL FENOMENIN DONÇIÇ, PAS PERFORMANCËS MJESHTËRORE
Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti slloven, Lluka Donçiç bëri edhe një paraqitje tjetër të jashtëzakonshme në NBA sivjet dhe për këtë mori vlerësime të larta nga kryetrajneri i Dallas Mavericks, Rick Carlisle.
Carlisle tha pas ndeshjes ndaj Clippers, se paraqitja e Donçiç ishte “nga një planet tjetër” dhe e krahasoi atë me legjendat e NBA-së Jason Kidd dhe Larry Bird.
”Ai e sheh lojën në 6G, jo në 5G. Është një nivel tjetër përtej asaj që e shohin shumica e njerëzve. Kjo lojë ishte nga një planet tjetër. Të dy këta djem(duke aluduar edhe në Porzingis) janë nga e njëjta pëlhurë konkurruese. Vullneti i tyre për të fituar dhe menagjuar këto shkathtësi nuk ka të bëjë vetëm me vendosjen e topit në kosh, ka të bëjë me sigurinë e shokëve të ekipit”, tha trajneri i Mavs para gazetarëve pas ndeshjes së katërt mes Mavs e Clippers.
Doncic arriti një tjetër triple-double të magjishëm me 43 pikë, 17 kërcime dhe 13 asistime, ndërsa në sekondat e fundit poashtu qëlloi trepikësh, për t’ja fituar lojë, Dallasit me rezultat 133-135 ndaj Los Angeles Clippers.
Seria e ndeshjeve mes skuadrave tashmë është barazuar në 2-2 dhe ndeshja e radhës mes tyre zhvillohet nesër në mesnatë. /AsistiOnline.com
Komentet janë të mbyllura.