Basketboll

MILWAUKEE THELLON SERINË E FITOREVE NDAJ ORLANDOS

Prishtinë(AsistiOnline) -Skuadra e Milwaukee Bucks e ka thelluar serinë e fitoreve ndaj Orlandos në fazën e parë të play off-it në NBA.

Bucks kanë mposhtur ekipin e Orlandos në ndeshjen e katërt me rezultat të përgjithshëm, 106-121 në një ndeshje tejet interesante e cila dhuroi shou përgjatë 40 minuta efektive dhe ekipi i Milwaukeet e siguroi fitoren me mund të madh dhe atë vetëm në çerekun e fundit.

Kontribuesit kryesorë në fitoren e Milwaukeet sonte ishin, Giannis Antetokounmpo me double, double 31 pikë e 15 kërcime, por u dallua edhe Khris Middleton poashtu me double, double prej 21 pikëve e 10 kërcime.

Tek Orlando s’mjaftoi për fitore, ylli malazez Nikola Vucevic me double, double 31 pikë, 11 kërcime, si dhe 7 asiste.

Me këtë fitore, Bucks thellojnë epërsinë e fitoreve ndaj Magic në 3-1 dhe ndeshja e radhës dhe që mund të jetë e fundit për Orlandon, zhvillohet më 26 gusht. /AsistiOnline.com

 

 

Komentet janë të mbyllura.