Basketboll

MITCHELL VENDIMTAR, UTAH AFËR KALIMIT NË FAZËN E DYTË

Prishtinë(AsistiOnline) – Utah Jazz e kanë fituar edhe përballjen e tretë rresht ndaj Denver Nuggets në kuadër të fazës së parë, të play off-it në NBA.

Jezzerët kanë arritur ti mposhtin ekipin e Nuggets në një ndeshje tejet të fortë dhe që fituesi i duelit u përcaktua vetëm në sekondat e fundit, pasiqë të dyja ekipet luftuan shumë për fitore, por në fund fitores i’u gëzua vetëm një ekip(127-129 – Utah).

Donovan Mitchell ishte i pakapshëm në këtë takim tek Jazz, duke realizuar plotë 51 pikë, 4 kërcime e 7 asiste, por i ndihmuar edhe nga Mike Conley me 26 pikë e Jordan Clarkson me 24 sosh.

Tek Nuggets s’mjaftoi për fitore, performanca e madhe e Jamal Murray që realizoi 50 pikë, 11 kërcime e 7 asiste.

Tash seria e fitoreve rritet në 3-1 në të mirë të Utah Jazz dhe ndeshja e radhës mes skuadrave luhet më 26 gusht. /AsistiOnline.com

https://www.youtube.com/watch?v=bdsCLr_7x8U

 

 

Komentet janë të mbyllura.