Basketboll

SHTYHET AFATI PËR PARAQITJEN E KLUBEVE DHE AFATI KALIMTAR PËR BASKETBOLLISTË

Pas marrjes së vendimit nga Bordi i FBK-së për shtyrje të fillimit të edicionit të ri të garave në basketboll, Bordi i FBK-së gjithashtu ka vendosur për shtyrjen e afatit për paraqitjen e klubeve dhe afatin kalimtar për basketbollistë vendorë dhe të huaj.

Kështu, Bordi i FBK-së ka vendosur që afati për paraqitjen e klubeve të jetë deri më 10 shtator në ora 14:00, ndërkohë afati kalimtar për basketbollistë/e të jetë deri më 28 shtator në ora 14:00.

Ndërkohë, afati i fundit për dorëzimin e rosterit final është deri më 29 shtator, po ashtu në ora 14:00.

Komentet janë të mbyllura.