Basketboll

ANTETOKOUNMPO SHPALLET LOJTARI MBROJTËS MË I MIRË NË NBA

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti grek, njëherazit lojtar i ekipit të Milwaukee Bucks, Giannis Antetokounmpo (25), është shpallur lojtar mbrojtës i vitit në NBA.

Në njoftimin e ueb-faqes së NBA-së theksohet se Antetokounmpo është shpallur lojtari më i mirë mbrojtës pas votimit në të cilën morën pjesë 100 gazetarë sporti nga shumë vende, duke lënë prapa tij, Anthony Davis të Los Angeles Lakers dhe Rudy Gobert të Utah Jazz.

Antetokounmpo, i cili ishte lojtari më i mirë (MVP) për sezonin e rregullt 2018/19, për herë të parë në karrierë fitoi çmimin “Defender of the Year”. Antetokounmpo në këtë mënyrë u bë lojtari i pestë që ka fituar të dy çmimet në karrierë, pas Michael Jordan, Hakeem Olajuwon, David Robinson dhe Kevin Garnett.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.