Basketboll

KORONAVIRUSI ‘GODET’ FUQISHËM KLUBIN E FAMSHËM KROAT TË CIBONËS

Prishtinë(AsistiOnline) – Koronavirusi e ka goditur jashtëzakonisht shumë, gjigantin e basketbollit kroat, Cibonën e Zagrebit.

11 lojtarë të klubit të madh kroat nga Zagrebi dhe tre anëtarë të stafit stërvitës, kanë rezultuar pozitivisht për koronavirus, ka njoftuar sot vetë ekipi i Cibonës nëpërmes një njoftimi zyrtar.

Pasi dy lojtarë dhe dy trajnerë u testuan pozitivë për COVID-19 të enjten (25/8), klubi urdhëroi testime shtesë për pjesën tjetër të ekipit. Pastaj ekzaminimet zbuluan se nëntë lojtarë të tjerë dhe një anëtar tjetër i stafit trainues janë infektuar gjithashtu me koronavirus.

Klubi i Cibonës ka cekur se disa nga anëtarët e infektuar kanë treguar simptoma të buta, ndërsa shumica e tyre janë asimptomatikë.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.