Basketboll

BUCKS SHPJEGOJNË PSE PO BOJKOTOJNË NDESHJET E NBA-SË

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollistët e Milwaukee Bucks ishin të parët, që ndërmorën hapa në lidhje me bojkotin e ndeshjeve të NBA-së dje.

Bucks nëpërmes një deklarate zyrtare, sqaroi se bojkoti i tyre ndodhi, për shkak të pabarazive të shumta racore që po vazhdojë të ndodhin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përqendrimi i tyre nuk mund të jetë tek basketbolli përderisa ndodhin raste të tilla.

Në katër muajt e fundit, është zbuluar se me çfarë padrejtësish po përballet komuniteti ynë afrikano-amerikan. Qytetarët në të gjithë vendin kanë ngritur zërin për të folur kundër këtyre javëve“, thanë lojtarët në një deklaratë zyrtare për faqen e Bucks.

Vrasja e Jacob Blake u zhvillua në Wisconsin, një shtet i përfaqësuar nga ekipi i Milwaukee.

Kur dalim në fushë, ne përfaqësojmë Milwaukee dhe Wisconsin dhe pritet të luajmë në një nivel të lartë, të bëjmë çdo përpjekje dhe të jemi përgjegjës. Ne i përmbahemi këtyre parimeve dhe kërkojmë që ligjvënësit tanë dhe agjensitë e zbatimit të ligjit të bëjnë të njëjtën gjë“, thanë lojtarët e Bucks.

Basketbollistët e Milwaukee kanë thënë se do vazhdojnë të kërkojnë drejtësi për afrikano-amerikanin Jacob Blake dhe kërkojnë që policia të mbajë përgjegjësi për këtë rast.

Pronarët e ekipit të Milwaukeet, poashtu ofruan mbështetje të plotë për lojtarët e tyre, duke theksuar se ata nuk e dinin se do të ketë një bojkot nga lojtarët dje.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.