Basketboll

NBA SHPRESON TË RIFILLOJË PLAY OFF-IN GJATË KËTYRE DITËVE…

Prishtinë(AsistiOnline) – Asnjë ndeshje në NBA nuk do të luhet të enjten dhe drejtuesit e garës po shpresojnë të rifillojnë play off’in të premten ose të shtunën

NBA njoftoi sot se ndeshjet e play off-it të së enjtës në NBA, janë shtyrë dhe se kampionati shpresojnë që të rifillojë të premten ose të shtunën.

Nënkryetari Ekzekutiv i NBA, Mike Bass:

Lojërat e play off-it në NBA për sot nuk do të luhen siç është caktuar. Ne shpresojmë të rifillojmë lojërat ose të premten ose të shtunën. Ka një takim thirrje video konferencë të planifikuar më vonë këtë pasdite midis një grupi lojtarësh të NBA-së dhe drejtuesve të ekipeve që përfaqësojnë 13 skuadrat në Orlando, së bashku me përfaqësuesit e Shoqatës Kombëtare të Lojtarëve të Basketbollit dhe zyrën e ligës dhe kryetarin e Komitetit për Marrëdhëniet e Punës së NBA-së Michael Jordan, për të diskutuar hapat e ardhshëm“.

Të Mërkurën, Milwaukee Bucks morën një vendim për të bojkotuar lojën e 5 kundër Orlando Magic, pas sulmit me armë nga policia e SHBA-ve, ndaj afrikano-amerikanit Jacob Blake. NBA më pas shtyeu dy ndeshjet e tjera që ishin të parapara të zhvillohen po të mërkurën.

Lojtarët e NBA-së zhvilluan takim në Orlando për të diskutuar se si do të vazhdojnë pjesën e mbetur të sezonit. Përfundimisht, ata vendosën të rifillojnë play off-in.

/AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.