PRISHTINA RIKTHEN NË SKUADËR GENTIANA ISMAILIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave, po vazhdon me kompletimin e rosterit për edicionin 2020/21.
Në vazhdën e përforcimeve për stinorin e ri i cili pritet të jetë tejet rivalizues për vashat prishtinase, klubi ka njoftuar se ka rikthyer në skuadër, basketbollisten me përvojë, Gentiana Ismajli.
”Ish basketbollistja e Prishtines i kthehet parketit pas nje pauze te lehonise. Gentiana Ismaili nenshkruan kontratë për nje vitë me klubin tonë. I dëshirojmë suksese në edicionin e ri”, ka shkruajtur klubi kryeqytetas në llogarinë zyrtare në Facebook.
Prishtina ka vazhduar kontratat edhe me basketbollistet e tjera: Enxhi Xhanaj, Enisa Kamerolli, Besjana Martinaj dhe Era Shatri.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.