EKSKLUZIVE: KJO DO TË JETË SKUADRA E GJIGANTIT URIM ZENELAJ PËR EDICIONIN E RI
Prishtinë(AsistiOnline) – Gjiganti therandas, Urim Zenelaj që viteve të fundit po e dominon trapezin në basketbollin kosovar, ka zgjedhur skuadrën në të cilën do të luajë për stinorin e ri.
Qendra e gjatë 2.12 centimetra, ekskluzivisht për AsistiOnline.com ka treguar se edhe në stinorin 2020/21 do ti mbetet besnik klubit të Ponte Prizrenit me të cilët stinorin e shkuar, tregoi formë të lartë dhe dominoi trapezin kosovar.
”Do vazhdoj të jem pjesë e Ponte Prizrenit edhe për një stinor, kemi synime për ti ndjekur sukseset, andaj besoj që kam bërë zgjedhjen e duhur dhe do ti arrijmë objektivat si klub”, tha Zenelaj në një prononcim të shkurtër dhe ekskluziv për AsistiOnline.com
Zenelaj me klubin prizrenas në edicionin 20/21 kishe statistika impresive me double, double, 14.0 pikë, 14.7 kërcime, 3.0 asistime, si dhe 2.0 bllokada për ndeshje. Dhe në përzgjedhjen e më të mirëve të vitit nga ASISTI, Zenelaj ishte zgjedhur MVP i stinorit 2019/20 në Superligën e Kosovës në Basketboll.
Përpos paraqitjeve me skuadrën e Ponte Prizrenit, Zenelaj në stinorin e kaluar ishte njëri prej lojtarëve kryesorë të Përfaqësueses së Kosovës në kuadër të parakualifikimeve për Botërorin 2023, ku shteti ynë nga 2 ndeshje të zhvilluara në këto parakualifikime, ka po aq fitore.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.