PRISHTINA VAZHDON BASHKËPUNIMIN ME FJOLLA AJETIN
Prishtinë(AsistiOnline) – SKuadra e Prishtinës në konkurencën e femrave, ka njofftuar për vazhdimin e bashkëpunimit edhe me një lojtare tjetër vendore.
Skuadra e Prishtinës që drejtohet nga Fidan Shatri në pankinë, ka vazhduar bashkëpunimin me lojtaren tejet perspektive ferizajase, Fjolla Ajeti e cila edhe në stinorin e kaluar luajti për kryeqytetaset.
”Fjolla Ajeti vazhdon kontratën edhe për nje vit me klubin tonë. I dëshirojmë suksese në edicionin e ri drejt synimeve te Klubit”, thuhet në njoftimin e klubit prishtinas.
Ditë më parë, Prishtina njoftoi se ka vazhduar bashkëpunimin edhe me lojtaret: Era Shatri, Enxhi Xhanaj, Enisa Kamerolli dhe Besjana Martinaj.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.