PONTE PRIZRENI DHE EDMOND KRYEZIU NDËRPREJNË BASHKËPUNIMIN
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Ponte Prizrenit dhe basketbollisti Edmond Kryeziu kanë ndërprerë bashkëpunimin që kishin stinorin e kaluar.
Skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati ka njoftuar sot, se me pëlqim dhe marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me lojtarin prizrenas, Edmond Kryeziu duke e falenderuar atë për kontributin e dhënë për skuadrën.
”Nga sot zyrtarisht me pëlqim dhe marrëveshje të dyanshëm Edmond Kryeziu nuk do të jetë lojtar i jonë. Ponte Prizreni është mirënjohës për kontributin e dhënë Edos. Gjithashtu gjithë stafi i klubit i dëshiron suksese në vazhdim të karrierës dhe dyert e Edos në klubin tonë do jenë përherë të hapura”, thuhet në njoftimin e bërë nga skuadra e Prizrenit.
Ponte Prizreni deri më tani ka njoftuar për rinovimin e kontratave me kapitenin, Qëndrim Ajazaj, Blendi Matoshi, Mendrit Ademin, si dhe gjiganti Urim Zenelaj i cili vazhdimin e kontratës me ekipin në fjalë e ka konfirmuar ekskluzivisht për AsistiOnline.com
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.