Basketboll

EDHE NJË RINOVIM TE PONTE PRIZRENI

Prishtinë(AsistiOnline) – Vushtrriasi, Mendrit Ademi do të vazhdojë të mbetet pjesë e Ponte Prizrenit edhe për një stinor.

Është vetë klubi i Ponte Prizrenit që ka njoftuar para pak çasteve, se ka rinovuar kontratën edhe për një stinor, me basketbollistin perspektiv Mendrit Ademi.

Djaloshi nga Vushtria i cili për dy edicione ishte pjesë e klubit Ponte Prizreni nga sot zyrtarisht vazhdon tek ne edhe për një edicion. Kontributi i Mendritit në dy vitet e fundit ishte i jashtëzakonshëm dhe kërkesa e shtabit teknik ishte që ai sërish të vazhdoj bashkpunimin me klubin. Mendrit Ademi pa dyshim që do jetë figurë i rëndësishëm në kampionatin që po vjen”, thuhet në njoftimin e klubit prizrenas.

Përpos Mendritit, Ponte Prizreni deri tani ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit edhe me Urim Zenelajn, Blend Matoshin, Qëndrim Ajazajn dhe të rinjët Leorit Morina, Ensar Muriqi, Endrit Shemsedini, Jon Pirana dhe Edison Krasniqi.

/AsistiOnline.com/

 

Komentet janë të mbyllura.