BASHKIMI VAZHDON BASHKËPUNIMIN ME 3 BASKETBOLLISTET E REJA
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra e Bashkimit në konkurencën e femrave, vazhdon të kompletojë rosterin për edicionin e ri.
Së fundmi prizrenasit kanë njoftuar se kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për një stinor me basketbollistet e reja, Mellda Baliqi, Erjona Krasniqi si dhe Sara Vraniqi, ndërsa përpos tyre në ekip do të shtohet edhe Nida Uka e Elona Berisha.
”Talentet gjithmonë kanë qenë prioritet i klubit tonë, pra Melda Baliqi, Erjona Krasniqi e Sara Vraniqi do të vazhdojnë të jenë pjesë e Bashkimit për sezonin e ri. Atyre, do t’iu bashkohen edhe Nida Uka e Elona Berisha”, thuhet në njoftimin e skuadrës prizrenase.
Përpos rinovimit me lojtaret: Arbnore Përçuku, Saranda Daci, Gresa Gashi, Arba Hashani dhe Dea Çejku, Bashkimi ka transferuar në skuadër edhe Marigona Rushitin dhe Diedona Halitajn.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.