EKSKLUZIVE: PONTE PRIZRENI PRITET TË VAZHDOJ BASHKËPUNIMIN ME PLEJMEJKERIN AMERIKAN
Prishtinë(AsistiOnline) – Skuadra elitare kosovare, Ponte Prizreni po vazhdon me konsolidimin e skuadrës për edicionin e ri në të cilin pretendon suksese.
Burime të afërta të AsistiOnline.com me klubin prizrenas, kanë bërë me dije se skuadra e drejtuar nga Arbnor Rifati, është afër arritjes së marrëveshjes së bashkëpunimit edhe për një stinor me plejmejkerin amerikan, Ty Nichols i cili në stinorin e shkuar ishte një nga lojtarët më të mirë të huaj në Kosovë dhe që shumë shpejtë e ndoshta edhe sot, klubi prizrenas pritet ta zyrtarizojë atë si lojtar të tyre.
Nichols me prizrenasit në edicionin 2019/20, kishte mesatare impresive prej, 20.0 pikë, 5.7 kërcime, 5.3 asiste, si dhe 1.9 topa të vjedhur për ndeshje.
Ponte Prizreni deri më tani ka vazhduar kontratat edhe me shumicën e basketbollistëve nga viti i kaluar: Urim Zenelaj, Blend Matoshi, Qëndrim Ajazaj, Mendrit Ademi si dhe basketbollistët e rinjë, Leorit Morina, Ensar Muriqi, Endrit Shemsedini, Jon Pirana dhe Edison Krasniqi.
/AsistiOnline.com/
Komentet janë të mbyllura.