Basketboll

NUGGETS FITOJNË ME SHKËLQIMIN E MURRAY, GJYSMËFINALISTI PËRCAKTOHET NË NDESHJEN E 7

Prishtinë(AsistiOnline) – Denver Nuggets e kanë fituar përballjen kruciale ndaj Utah Jazz, në fazën e parë të play off-it në NBA.

Falë të disponuarit për lojë, Jamal Murray, Nuggets kanë triumfuar ndaj Utah Jazzit me rezultat final të ndeshjes, 107-111, duke e barazuar serinë e ndeshjeve mes skuadrave në 3-3 dhe tash gjysmëfinalisti i Konferencës mësohet në ndeshjen e 7-të.

Jamal Murray ka qenë fantastik në këtë sfidë për Nuggets që realizoi plotë 50 pikë, 6 asiste e 5 kërcime, i ndihmuar edhe nga Nikola Jokic që shtoi 22 pikë e 9 asiste.

Tek Jazz s’mjaftuan për fitore, Donovan Mitchell me 44 pikë, por as Mike COnley me 21 pikë.

Tash seria e ndeshjeve mes skuadrave barazohet në 3-3 dhe ndeshja e 7 dhe vendimtare zhvillohet më 2 shtator.

/AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=-FMh3hZsvJ8

Komentet janë të mbyllura.