Basketboll

INGRAM PËRZGJEDHET LOJTARI MË I PËRMIRËSUAR PËR STINORIN 2019/20

Prishtinë(AsistiOnline) – Basketbollisti i New Orleans Pelicans, Brandon Ingram është emëruar lojtari më i përmirësuar i Kia-NBA për stinorin 2019-20, njoftoi vetë liga e NBA sot.

Në sezonin e tij të katërt në NBA, 22-vjeçari Ingram bëhet lojtari i parë që fiton çmimin e lojtarit më të përmirësuar të Kia NBA me New Orleans. Ky çmim vjetor është krijuar për të nderuar një lojtar të ardhshëm, që ka bërë një përmirësim dramatik nga sezoni ose sezonet e mëparshme.

Ingram mori 42 vota në vendin e parë nga një panel global me 100 gazetarë sportivë dhe transmetues dhe fitoi 326 pikë të përgjithshme. Ai u rendit para yllit të Miami Heat, Bam Adebayo, i cili përfundoi në vendin e dytë me 295 pikë. Ndërsa super-ylli i Dallas Mavericks, Luka Dončić përfundoi në vendin e tretë me 101 pikë.

Nga fillimi i sezonit deri më 11 mars, Ingram shënoi mesatarisht 24.3 pikë, 6.3 kërcime, 4.3 asistime dhe 1.0 vjedhje në 34.3 minuta në 56 ndeshje. Ai ishte një nga shtatë lojtarët me mesatare të paktën 24.0 pikë, 6.0 kërcime, 4.0 asistime dhe 1.0 vjedhje, duke iu bashkuar shokëve të NBA All-Stars 2020 Dončić të Dallas Mavericks, Giannis Antetokounmpo të Milwaukee Bucks, James Harden dhe Russell Westbrook të Houston Rockets, LeBron James i Los Angeles Lakers dhe Kawhi Leonard i LA Clippers.

Ingram, i cili mbush 23 vjeç më 2 shtator, u zgjodh si rezervë për Lojën e All-Starit të NBA 2020 në sezonin e tij të parë me New Orleans. Pelicans e blenë atë më 6 korrik 2019, nga Lakers si pjesë e një shkëmbimi. Ingram, i cili u zgjodh nga Los Angeles me numrin 2 të përgjithshëm në NBA Draft 2016 të paraqitur nga State Farm, pati mesatarisht 18.3 pikë, 5.1 kërcime, 3.0 asistime dhe 0.54 vjedhje në 33.8 minuta në 52 ndeshje me Lakers sezonin e kaluar. /AsistiOnline.com/

Komentet janë të mbyllura.