MIAMI E FILLON ME FITORE NDAJ BUCKS
Prishtinë(AsistiOnline) – Milwaukee Bucks e ka nisur me fitore gjysmëfinalen e Konferencës ndaj Milwaukee Bucks.
Heat kanë arritur të triumfojnë ndaj Bucks me rezultat 104-115, në një ndeshje tejet interesante e cila në pjesën e parë i takoi Milwaukeet, por që në të dytën, Heat mori kontrollin dhe e fitoi krejtësisht ndeshjen.
Jimmy Buttler me 40 pikë që është rekord personal për të në play off, i ndihmuar edhe nga Goran Dragiç me 27 pikë, spikatën në këtë fitore për Miamin.
Tek Bucks s’mjaftuan për fitore, Brook Lopez me 24 pikë e as Giannis Antetokounmpo me 18 sosh.
Ndeshja e dytë e serisë luhet më 3 gusht. /AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=M7svOgOkLP4&feature=emb_title
Komentet janë të mbyllura.