OKC PËRSËRI BARAZON SERINË, GJYSMËFINALISTI PËRCAKTOHET NË NDESHJEN E 7
Prishtinë(AsistiOnline) – Oklahoma City Thunder e ka fituar përballjen e 6, ndaj Houston Rockets në kuadër të fazës së parë të play off-it në NBA, duke barazuar serinë e ndeshjeve në 3-3.
OKC kanë mposhtur ekipin e Mike D’Antonit me rezultat të ngushtë 100-104, por shumë të vlefshëm në luftë për të kaluar në gjysmëfinale të Konferencës Perëndimore.
Në këtë fitore të madhe për OKC spikatën, veternai Chris Paul me 28 pikë e 7 kërcime, si dhe italiani Danillo Gallinari me 25 pikë e 5 kërcime.
Tek Houstoni s’mjaftoi për fitore, James Harden me 32 pikë, 8 kërcime e 7 asiste.
Ndeshja e 7-të dhe finale mes skuadrave luhet më 3 gusht në ora 03:00. /AsistiOnline.com/
https://www.youtube.com/watch?v=sll3Tu6L4bI&feature=emb_title
Komentet janë të mbyllura.