Basketboll

BOSTONI THELLON SERINË GJYSMËFINALE NDAJ KAMPIONIT

Prishtinë(AsistiOnline) – Boston Celtics e kanë fituar edhe ndeshjen e dytë me radhë ndaj Toronto Raptors, në kuadër së gjysmëfinales së lindjes në NBA.

Në fakt ishte skuadra e Raptors që kishte avantazhin e ndeshjes në pjesën më të madhe të lojës, por Celtics në çerekun e fundit të ndeshjes morën gjithçka nën-kontroll dhe e fituan takimin ngushtë, 99-102.

Jayson Tatum me 34 pikë, 8 kërcime e 6 asiste shkëlequ në këtë fitore për Celtics.

Tek Toronto u dallua, OG Anunoby me 20 pikë.

Tash seria e ndeshjeve thellohet 2-0 në të mirë të Bostonit dhe ndeshja e tretë e serisë luhet më 4 shtator. /AsistiOnline.com/

https://www.youtube.com/watch?v=kvzVP8Qa0GA&feature=emb_title

Komentet janë të mbyllura.